“Një minierë ari”, kështu është cilësuar Shqipëria kohë më parë. Historia shfrytëzimit të naftës në Shqipëri ka nisur me vendet e huaja dhe është duke përfunduar nga vetë shteti ynë. Me qeverisjen e Partise Demokratike në Shqipëri, Erion Braçe akuzonte dhe bërtiste se ku shkonte ari i zi i Shqipërisë. Këtë asnjë nuk e di deri sa të dalë e vërteta. Por një qytetare e revoltuar është shprehur këto kohë nën qeverisjen “Rama”, se ku shkon ari i zi. Epo këtu një kleçkë është, përderisa ishin deputetet ata që akuzonin deputetët për qëllime pushteti dhe fushata, ndërkohë tani, janë qytetarët ata që akuzojnë deputetët, kryeministrin dhe gjithë kuvendin e Shqipërisë.