Zdromsi: Ne të PS jemi rritur me djersën e ballit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.10.2020, 11:41

Rilindja sekti parazitar gjakpirës i PS, i cili e shndërroi në atë që është sot predikohet nga pjesëtarët e saj, pushtetarët uzurpatorë të çdo hapësire publike në kryqytet, nisur nga kryebashkiaku, si partia e atyre që kanë punuar me djersën e ballit. Kështu predikonte sot nga Bërzhita Erion Veliaj, shkatërruesi i të mirës dhe shpërdoruesi i fondeve publike, parave të qytetarëve shqiptarë duke thënë se Partia Socialiste nuk është partia e njerëzve që i kanë pasur gjërat e lehta në jetë, por e atyre që janë përpjekur për t’ia dalë vetë, pa ndihmën e askujt. Ai e nxori liderin suprem, atë që synon t’i zërë vendin, si fitues, kur në fakt doli i mposhtur, një disfatë që pësoi Rama përballë gazetarëve opozitarë të cilët e nxorën blof publikisht me shifra e fakte, aty ku mënyra e vetme për të devijuar ishte të bërit karagjozin me batuta.

Lali Zdromsi u shpreh:

Pashë një nga ata analistët që mundohej pa sukses të debatonte me Edi Ramën, – se jo vetëm që nuk ia marrin dot për punë, por nuk ia marrin dot as për debat Edi Ramës.

Ai shtoi se në Partinë Socialiste i hapen dyert çdokujt që me meritë dhe me punë ka arritur aty ku është sot. “Kush është rritur me halle bëhet edhe më i mirë, bëhet edhe më i dhimbsur, merr vendime edhe më të pjekura, sepse i ka kaluar vetë hallet. Ndaj, respekt për të gjithë ata që punojnë,” deklaroi Veliaj.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit