Një 40-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet greke pasi nisi të masturbohej në një park të Athinës pasi pa një nënë 46-vjeçare me fëmijën e saj të vogël. Ai u afrua pranë tyre dhr uli pantallonat duke u vetëkënaqur. Nëna e pa dhe nisi të ulërinte për ndihmë ndërkohë që i kishte mbuluar sytë fëmijës. Shqiptari, duke parë reagimin e nënës filloi të vraponte drejt rrugës “Lakonos”, rreth dyqind metra nga vendi ku ai po masturbonte, ku u ndalua nga fqinjët, shkruan “Protothema”. Ishin qytetarët ata të cilët e rrethuan dhe më pas pritën të vinte policia. Shqiptarit iu sekuestrua një tabletë në xhep që do të shkojë për ekzaminime të mëtejshme.