Një metodë për të siguruar militantë në prag zgjedhjesh është joshja me anë të mënyrave të ndyshme si ofrimi i vendeve të punës, paratë apo ryshfeteve ordinere të llojeve dhe shërbimeve nga më të ndryshmet. Të njëjtën gjë ka aplikuar ditën e sotme edhe Rama me shqiptarët duke i ftuar të bëhen pjesë e PS, që i zhvati për 7 vite. Në lidhje me listat e kandidatëve për deputetë, përmes një postimi në Facebook, Rama njofton se të gjithë ata që kanë dëshirën e mirë për të kandiduar për deputet nën siglën e PS, mund të aplikojnë në platformën ‘deputetiqeduam.ps.al’.