Një i ri nga Palasa është arrestuar si i akuzuar se grabiste dhe përdhunonte gratë e zonës. Banorët e Palasës kanë bërë denoncime të shumta për grabitje dhe dhunë. Dy punonjës policie e kanë ndjekur me motor të riun, teksa ai ia ka mbathur me vrap në kodra. Njëri pres efektivëve i ka bërë thirrje që të ndalojë, por ai ka vazhduar të vrapojë, duke bërë që efektivët të qëllojnë me armë zjarri në ajër, për ta frikësuar. Ai ka ndaluar dhe është dorëzuar. Pas arrestimit, ai është shoqëruar me qese plehrash në kokë.