Një familje nga fshati Rahovicë, Ferizaj, kanë pësuar aksident të rëndë derisa po ktheheshin nga Kosova për në Zvicër. Siç njofton portali shqiptar nga Zvicra, albinfo.ch, aksidenti ka ndodhur në Gjermani, rreth 50 kilometra para hyrjes në territorin e Zvicrës. Sipas hetimeve policore, makina ka rrëshqitur dhe është përplasur ballë për ballë me kamionin që po afrohej. 3 persona kanë humbur jetën nga aksidenti i rëndë, ndërkaq një person është në gjendje kome.