“ÇMENDET” Ergys Verdho i ARRSH-së, 5.6 milion euro kilometri në aksin Korçë-Ersekë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.09.2020, 19:45

Që vidhet me rrugët këtë nuk e luan as topi. Madje jo vjedhje e thjeshtë, por bëhet fjalë për vjedhje të një niveli galopant. Kjo për vetë faktin se paratë që qarkullojnë tek rrugët janë të një niveli tepër të madh aq sa për të mbushur xhepat e gjithë fisit, jo thjesht të tuat. Dhe natyrisht në krye të institucioneve të cilat japin tendera për rrugët duhet të vendosen ustallarë të mirë. Nga ata që kanë përfunduar edhe “doktoraturën” për shkathtësi të theksuar në mbushjen e xhepave. Nuk është çudi që njerëz të tillë të kenë qenë në të njëjtën shkollë me Lupenin e famshëm.

E pra, një ndër institucionet ku luhet lek i madh, siç thotë populli, është edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, shkurt ARRSH. Rezulton se drejtori i këtij institucioni, Ergys Verdho ka organizuar një tender me fond limit 2.399.999.882 lekë të reja pa TVSH ose rreth 23,2 milionë euro me TVSH. Tenderi në fjalë mban numrin e referencës REF-69427-08-21-2020 dhe është hapur në datë 24.08.2020. data e mbylljes së këtij tenderi ka qenë vetëm pak ditë më parë, përkatësisht në datë 24.09.2020.

Objekti i këtij tenderi është “Ndërtim rruga Korçë – Ersekë, Loti 2 (pjesa e parë)”. Problemi është se gjithë këto para nuk do të shpenzohen për të gjithë aksin Korçë-Ersekë, aspak! Këto 23,2 milionë euro sipas dokumentave të tenderit rezulton të jenë dhënë për jo më shumë se 4,15 kilometra! Po, po, e lexuat mirë. Nuk bëhet fjalë për 415 kilometra, por për 4,15. Që do të thotë se kosto për një kilometër e këtij loti është e barabartë me rreth 5,6 milionë euro! Tashmë mbetet vetëm për të pritur se cili do të shpallet fituesi. Sidoqoftë, bravo Ergys, ia ke “futur” dhe vetë Lupenit!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit