Crvena Zvezda ka zbarkuar në Qipro pasi nesër do ndeshet me Omonia Nikosia në kuadër të turit të tretë të Europa League.
Klubi serb është pritur në Qipro nga tifozët e APOEL-it me mesazhe kundër Kosovës.
Ekipi serb është pritur me fishekzjarrë dhe këngë, ku nuk ka munguar edhe një mesazh: Kosova është Serbi.
Kujtojmë që Qipro është një prej të pakta shteteve nga Bashkimi Evropian që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Tifozët e APOEL-it kanë raporte të mira me ata të Crvena Zvezdës ndaj pritja e bërë u përshkrua si “madhështore” nga mediat serbe.
Kosovo is Serbia
— Orange Eye (@OrangeEye7) September 15, 2020
Red Star support from
APOEL ULTRAS
Orthodox Brothers@crvenazvezdafk @apoelfcofficial pic.twitter.com/4kn4ssH7TY