JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Kjo është data deri kur do jenë të mbyllur kufijtë me Greqinë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 16/09/2020 7:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës do të vazhdojnë të jenë të mbyllura deri më 30 shtator. Situata në kufirin me Greqinë vazhdon të jetë e njëjtë, teksa nuk lejohet hyrja e shtetasve shqiptarë në vendin fqinj. Në pikat kufitare të Kapshtices dhe Kakavijës, do të lejohen përkatësisht 750 në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë. Lejohen të kalojnë vetëm ata që janë me punë sezonale apo kanë leje qëndrimi. Të gjithë ata që duan të kalojnë, duhet të kenë përgjigjen negative të testit Covid-19.

Të gjithë personat që kalojnë, duhet të karantihen 7 ditë në shtëpitë e tyre. Qeveria thotë se ka në plan te shtrëngojë masat edhe brenda vendit, mbas rritjes drastike të rasteve të infektuara me COVID-19.