Fatkeqësisht, Shqipëria është kthyer në një vend të rrezikshëm, pasi mjafton t'i hedhësh një sy të shpejtë kanaleve televizive dhe titujve nëpër portale të ndryshme dhe do t'i gjesh të mbushur vetëm me aksidente, vr*sje, përdhunime e shumë e shumë të tjera. Natyrisht ndër të gjithë këta probleme, ditët e fundit ndër më të ndjeshmit prej tyre kanë qenë aksidentet rrugore. Një i ri humbi jetën me motor në Rrugën e Kombit nga shpejtësia e lartë, ndërsa të tjerë aksidente ndodhin çdo ditë nëpër qytete të ndryshme në vend.
Më i rëndi prej tyre ishte ai i dy ditëve më parë në Elbasan, ku katër vajza të cilat kishin dalë të festonin ditëlindjen e njërës prej tyre, u përplasën nga një mjet tip "Benz", shoferi i të cilit po ngiste në gjendje të dehur, ndërsa dy nga vajzat ndërruan jetë. Natyrshëm shtrohet pyetja nëse policia po bën mjaftueshëm në lidhje me parandalimin e aksidenteve dhe marrjen e masave ndëshkuese për shoferët e papërgjegjshëm. Në lidhje më këtë çështje JOQ Albania krijoi një sondazh, pyetja e të cilit konsistonte pikërisht në masat parandaluese dhe në punën e bërë nga autoritetet rrugore.
Pyetja e shtruar ishte:
Nga votimi rezulton se vetëm një pjesë prej 15% e votuesve mendojnë se policia po bën punën e duhur, ndërsa 85% prej tyre shprehen për të kundërtën.