Ka tërhequr vëmendjen Dan Oryan, drejtori për Ballkanin pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Izrael, me deklaratën e tij dhënë për emisionin "200". Sipas tij, Kosova nuk është vend mysliman, por vend me shumicë myslimane.
"Fillimisht, kryeministri e tha shumë qartë se Kosova do të jetë.. supozoj se e keni fjalën për këtë, vendi i parë mysliman që do të hapë ambasadë në Jerusalem dhe arsyeja është se ju duhet të kuptoni se si e shohim ne këtu për shumë vite. Për ne fakti se deri më tani pak vende e kanë njohur si kryeqytet është shqetësues, dhe në një mënyrë kur pamë që një vend që ka shumicë myslimane, sigurisht që nuk është vend mysliman , por një shumicë myslimane që e thotë shumë qartë se ne do të hapim Ambasadë në Jerusalem ka qenë shumë e rëndësishme për ne, dhe supozoj se për këtë qëllim është interpretuar në këtë mënyrë, por kuptimi sigurisht nuk është që Kosova është një vend mysliman. Por fakti që ka kaq shumë myslimanë, dhe prapë e kanë kuptuar që kjo është vendlindja jonë dhe që kjo është zemra e popullit hebraik është me rëndësi për ne”, tha Dan Oryan.