Pas largimit nga futbolli i luajtur, Samuel Eto po e sheh veten vazhdimisht në telashe të mëdha. Kësaj here, ish-sulmuesi kamerunas, është bërë protagonist i një procesi gjyqësor për të birin, Etienne.
Ish-lojtari i Barcelonës e Interit akuzohet se nuk ka paguar për ushqimet e të birit (rreth 20.000 euro).
Samuel ka patur një lidhje me të ëmën e djaloshit, Marián Pineda, gjatë qendrimit të tij në Spanjë si lojtar i Mallorcas.
Pas lindjes së tij, Eto është nagarkuar të mbulojë shpenzimet e fëmijës, por muajt e fundit ish-futbollisti nuk po e bën.
Samuel Eto’o ka patur tetë fëmijë e kjo nuk është beteja e parë në Gjykatë me të cilën është përballur.
Ka një tjetër rast atësie të pretenduar nga Erika, një vajzë 20 vjecare që jeton në Madrid me të ëmën.
Duke parë dyshtetësinë e tij, nëse do të vazhdojë të mos respektojë vendimet, mund të arrestohet sapo të shkelë sërisht tokën spanjolle.