Ngajrjen që ndodhi pasditen e sotme në kryeqytet pranë Urës së Selitës e ka komentuar edhe Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj, i cili ka dhënë detaje të reja. Jaupaj tha se nga shenjestra ishte Preng Gjini, por përveç tij ka mbetur i plagosur edhe një kalimtar. I plagosuri, një shtetas italian, ndodhet tek Spitali Ushtarak.
Pyetje: A ka lidhje me "eliminimin" e Kastriot Reçit ngjarja e sotme në Tiranë?
Drejtori i policisë së Tiranës: Nuk mund të flas tani. Do të bëjmë me dije më vonë. I dëmtuari është në operim, shpresojmë që të përmirësohet. Është plagosur edhe një shtetas italian, që ndodhet tek Spitali Ushtarak.
Kujtojmë se fisi Gjini dhe Reçi janë prej kohësh "rivalë" në qytetin e Rrëshenit.