Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pak më parë në Tiranë. Ngjarja është shënuar pranë urës tek ish-stacioni i fundit i Tiranës së Re.
Siç shihet edhe nga pamjet është një makinë e cila ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie eksplozivi. Nga disa foto të mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA, brenda makinës shihet shoferi, sipas qytetarëve me plagë të shumta. Ende nuk dihet nëse ai është gjallë.