Hetimet e filluara që në vitin 2018 kanë zbuluar një grup trafikantësh shqiptarë të cilët janë identifikuar në mesin e trafikantëve të drogës që furnizonin sasi të mëdha kokaine edhe armë zjarri për llogari të mafias kalabreze Ndrangheta. Autoritetet policore kanë zbardhur se bosi i kërkuar nga drejtësia italiane, Carmelo Sigro ka udhëtuar vetë drejt Francës për të marrë në dorëzim 11 kg kokainë të furnizuar nga grupi i shqiptarëve. Autoritetet policore italiane në bashkëpunim me policinë franceze kanë realizuar mëngjesim e sotëm operacionin e përbashkët të koduar “Ponente forever”.
Prej këtij operacioni janë lëshuar 46 masa ndalimi, si dhe sekuestrimi i një pasurie me vlerë mbi 900 mijë euro. Të ndaluarit akuzohen për trafik droge, trafik armësh, riciklim e favorizim në fshehjen e një bosi të mafias së Ndranghetas, i kërkuar nga drejtësia dhe të një narkotrafikanti francez në lidhje me një familje mafioze kalabreze me banim në Costa Azurrën franceze. Prej hetimeve policiore në dy shtetet është zbuluar një rrjet trafiku droge e armësh mes Italisë, Francës, Belgjikës dhe Hollandës. Janë dokumentuar gjithashtu shitje e blerje droge të çdo tipi.
Burimi: Rivera24| Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA