Erdogan me ushtri private/ Kush janë forcat “SADAT” të ngjashme me WAGNER-at e Putinit?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15.09.2020, 15:36

Një i besuar i ngushtë i presidentit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, Adnan Tanriverdi ka shprehur ekspertizën e tij në të gjitha 'artet' e errëta të luftës. Në sytë e disave, ai është arma më e fuqishme e botës islamike, një ish-gjeneral i lidhur mirë me mijëra mercenarë sirianë të sprovuar me luftën nën komandën e tij. Por, si me shumë ushtarë të shquar, mund të jetë e vështirë ta ndash njeriun nga miti. A është ai, siç thonë kritikët, rojtari privat i Erdoganit, duke drejtuar ushtri islamike në Libi dhe Siri? Apo a është ai, siç pretendon dhe vetë, vetëm një patriot i respektuar që është njollosur nga armiqtë e presidentit?

Ne nuk kemi dërguar asnjë mercenar ose personel tjetër në Siri ose Libi, theksoi ai për "The Telegraph" javën e kaluar, pasi u akuzua nga qeveria amerikane për dërgimin e mijëra luftëtarëve sirianë në Libi. Unë do të doja të nënvizoja përsëri se firma jonë nuk është një organizatë mercenare. Ajo nuk ka ndonjë lidhje me organizata apo grupe terroriste. Gjeneralët në Komandën e Afrikës së Pentagonit pretendojnë të kundërtën. Në një raport për qeverinë e SHBA në fillim të këtij muaji, ata thanë se Sadat po mbikëqyrte rreth 5,000 mercenarë sirianë, përfshirë "ekstremistët me lidhje të mëparshme terroriste" në Libi.

Në raport thuhet se mercenarët, për të cilët dyshohet që janë të paguar dhe stërviten nga një varg instruktorësh të SADAT, kishin ndihmuar në rimarrjen e territoreve nga ana e Qeverisë së Marrëveshjes Kombëtare prej Khalifa Heftar-it, një nga njerëzit më të pushtetshëm të periudhës Gadafi, që gëzon mbështetjen e rivalëve të Turqisë, Emirateve të Bashkuara dhe Egjiptit. Në të thuhej gjithashtu se ishin vërejtur edhe lëvizje të dyshimta nga ana e luftëtarëve. Raportimet për vjedhje, ngacmime seksuale dhe sjellje të pahijshme nga ana e këtyre mercenarëve ishin në shtim e sipër, çka, me shumë gjasa, do ta degradonte edhe më tej situatën në aspektin e sigurisë.

Pretendimet vijnë ndërsa Z. Erdogan kërkon të zgjerojë ndikimin ushtarak të Turqisë jashtë vendit, duke rivendosur lavdinë e epokës osmane si fuqia kryesore e botës islamike. Ai aktualisht është në një grindje me udhëheqësit evropianë rreth vendimit të tij për të rifilluar kërkimin e gazit në ujërat e diskutueshme rreth Greqisë dhe Qipros, pjesë të Mesdheut që Turqia i konsideron si territor të tyre.Një ish-komandant i forcave speciale, z. Tanriverdi ishte midis një grupi oficerësh që dyshohet se u detyruan të largoheshin nga ushtria në fund të viteve 1990 sepse ata kishin idetë islamike të z. Erdogan. Ai krijoi Sadat Group me ish-kolegë të tjerë në 2012, megjithëse ndryshe nga shumica e ushtarëve të tjerë, të cilët thjesht punojnë për ofertuesin më të lartë, ai ka një ideologji: të stërvisë ushtritë e kombit mysliman deri në pikën ku ata nuk janë më të varur nga ndihma e Perëndimit.

SADAT, pretendon ai, operon si çdo kompani ushtarake moderne private tjetër, duke u ofruar qeverive trainimin e forcave ushtarake dhe në neutralizimin e kryengritjeve. Sidoqoftë, njësoj si Grupi “Wagner”, edhe veprimtaria e saj karakterizohet nga fshehtësia, duke pasur parasysh edhe z. Tanriverdi, i cili refuzon të shprehet publikisht se në cilat vende ka zhvilluar operacione. Kjo nuk i ka frenuar politikanët e opozitës turke, të cilët janë në një marrëdhënie të tensionuar me Erdoganin, që të zbulojnë dorën e SADAT në të gjitha veprimet e paskrupullta. Përpos akuzave për stërvitjen e luftëtarëve islamistë në Siri dhe në Libi, grupi akuzohet për ndihmën që i ka dhënë në prapaskenë presidentit në mundjen e tentativës për grusht shteti kundër tij në vitin 2016.

Siç edhe dyshohet, oficerët e SADAT janë përfshirë në përplasje të dhunshme gjatë natës së përpjekjes për grusht shteti.Këto dyshime i kanë rrënjët pjesërisht edhe në faktin se jo shumë kohë pas përpjekjes për grusht shteti, Presidenti Erdogan e bëri Tanriverdi-n kryekëshilltarin e tij për çështjet e ushtrisë. Ai dha dorëheqjen në fillim të këtij viti, pas një fjalimi kundërthënës, në të cilin u shpreh se SADAT ishte duke shtruar rrugën për rikthimin e Mehdiut, një figurë mesianike në Islam.Dy vjet më parë, Meral Akşener, një ish-ministër i brendshëm turk dhe politikan sekular i opozitës, pretendoi se Sadat kishte drejtuar gjithashtu kampe trajnimi për milicitë pro-qeveritare pranë ë Detit të Zi të Turqisë. Puna e tyre, pretendoi ajo, ishte të nxisnin telashe nëse zgjedhjet nuk favorizonin partinë në pushtet AKP të Presidentit Erdogan.

Z. Tanriverdi mohon pretendime të tilla, duke këmbëngulur se firma e tij kishte më pak se një duzinë këshilltarësh, askush prej të cilëve nuk ishte vendosur ndonjëherë në luftime të drejtpërdrejta. Madje ai pati shfaqur shenja irritimi teksa u qe pyetur nëse SADAT ishte ushtria private e Presidentit, duke u shprehur se ky nuk ishte veçse një nocion që vetëm një gazetë britanike mund ta merrte seriozisht. “Turqia është një republikë demokratike, kryetari i shtetit i së cilës zgjidhet nëpërmjet votës së popullit” – pati thënë ai. “Përderisa ne nuk kemi as mbret, as mbretëreshë, e nuk ekziston dominimi i një familjeje, apo sundimi i trashëguar, është paksa e vështirë ta kuptosh pyetjen tuaj.”

Profesor Howard Eissenstat, i cili është ekspert i Turqisë pranë Universitetit “St Lawrence” të Nju Jorkut, u shpreh se ndoshta opozita turke e kishte ekzagjeruar me rëndësinë e SADAT, duke u mbështetur kryesisht në vizionin grandioz që ata kanë përdorur për veten në faqen e tyre të uebit.

Në fjalët e tij profesor Eissenstat-i shtonte:

Unë nuk mendoj se ka ndofarë dyshimi tashmë që SADAT ka bashkëpunuar ngushtësisht me qeverinë turke, si në Siri, ashtu edhe në Libi, dhe ata janë tejet eksplicitë për sa i përket idesë së projektimit të fuqisë së Turqisë në botën myslimane. Thjesht ne duhet të jemi të kujdesshëm kur i pandehim ata aq të rëndësishëm sa ç’rreken që ta paraqesin ata veten.

Ky do të ishte një mendim, të cilin do ta ndante edhe Tanriverdi, i cili shprehet se misioni i tij i vetëm në Libi ka qenë në vitin 2013, kur kompania e tij negocioi për një tender për ndërtimin e një pentatloni për ushtrinë libiane. Megjithatë, për shkak të trazirave që zunë fill në Libi, negociatat u pezulluan, shtoi ai. Gjithsesi ai këmbënguli, që shumë shpejt do të kishte edhe shumë kompani të tjera turke, si e tija, të cilat do të përfshihen në biznesin ushtarak. "Turqisë i duhen dhjetëra, ndoshta qindra firma si Sadat," shtoi ai. "Kjo është për sigurinë, prosperitetin dhe mbijetesën e kombeve islamike."

Burimi:The Telegraph|PërktheudhePërshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit