Nuk ka më dyshime: Memphis Depay do të jetë lojtari i ri i Barcelonës. Marrëveshja është mbyllur dhe orët e ardhshme pritet zyrtarizimim.
Akordi është arritur mes klubit spanjoll dhe Lyonit që zotëron kartonin e lojtarit.
Lajmin e konfirmon gazeta e madhe holandeze, “De Telegraaf” e cila shkruan se Barvelona ka transferuar Depayn për shifrën e 25 milionë eurove.
Kujtojmë se sulmuesi holandez është një dëshirë e madhe e trajnerit të katalanasve, Rnald Kuman, i cili i kishte kërkuar drejtuesve të bënin të pamundurën për ta afruar dhe tani gjithçka duket se është mbyllur.