Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhënë një hua 1.5 miliard dollarë Bjellorusisë, në bisedime ballë për ballë me presidentin Alexander Lukashenko, në një vendpushim të Detit të Zi. Takimi në Soçi ishte i pari që kur protestat anti-Lukashenko u përshkallëzuan në Bjellorusi muajin e kaluar. Zgjedhja e Lukashenko-s në 9 gusht është diskutuar gjerësisht.
Putin tha:
Presidenti rus e njeh Lukashenko-n si udhëheqësin legjitim të Bjellorusisë, por për pesë javë me radhë të paktën 100,000 njerëz kanë protestuar në kryeqytetin Minsk, pasi pretendohet se zgjedhjet e muajit të kaluar u manipuluan. Putin thotë se ai ka një forcë policore ruse gati për të ndërhyrë nëse protestat dalin jashtë kontrollit, ndërsa përsëriti rëndësinë e bashkëpunimit të mbrojtjes me Bjellorusinë.
Burimi:BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania