Neymar u bë mbrëmjen e djeshme protagonist i një sherri masiv gjatë ndeshjes PSG-Marsille.
Braziliani tashmë është futur në telashe të mëdha pas penalizimit me karton të kuq dhe sherrit me lojtarin e Marsejës Alvaro Gonzalez.
Ylli i nën-kampionëve të Europës rrezikon të përjashtohet nga Liga Franceze e Futbollit për 7 ndeshje, pasi goditi pas koke me grusht lojtarin rival.
Sipas rregullores së disiplinës, braziliani mund të penalizohet maksimumi 7 ndeshje pa luajtur, ose minimumi 6.
Ish-futbollisti i Barcelonës pretendon se është fyer me fjalë raciste nga kundërshtari, por nuk është gjetur asnjë shenjë që pretendimi i brazilianit të jetë i vërtetë.