Silvio Berlusconi nuk e njeh plakjen, Pavarësisht se ka mbushur 84-vjeç, ai vazhdon të ketë energji si një djalosh i ri.
Prej disa ditësh, ai ishte shtruar në spital pas infektimit me koronavirus, por ia ka dalë me sukses ta fitojë edhe këtë sfidë.
Ish-kryeministri italian vuante nga pneumonia dhe mosha e tij e madhe e fuste në grupin e personave më të rrezikuar.
Presidenti i Monzës nuk ishte kurrë në intubim apo në kujdes intensiv, dhe këtë e ka konfirmuar mjeku tij, Alberto Zangrillo.
Berluskoni ka lënë përfundimisht spitalin dhe tashmë i është rikthyer jetës normale.