Gjermania duket një hap para shteteve të tjera sa i përket menaxhimit të situatës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19. Gjermanët ishin të parët që rinisën futbollin pas karantinës dhe të parët pritet të jenë edhe në garën për të rikthyer tifozët në shkallët e stadiumit.
Sipas televizionit shtetëror gjerman “ZDF”, kancelaritë shtetërore të shteteve federale në konsultim me federatat sportive të vendit, kanë arritur një marrëveshje për protokollet e rikthimit të publikut në shkallët e stadiumeve.
Ideja është që stadiumet të nisin të mbushen në kapacitet nga 30- 40% përpara muajit tetor, ndërkohë që një datë e saktë e rikthimit të tifozëve në tribuna mbetet ende e hapur. Sipas “Bild”-it, data e saktë pritet të vendoset në takimin e fundit që do të mbahet ditën e nesërme.