Mesditën e sotme, klubi i Lazios ka zyrtarizuar afrimin e Vedat Muriqit, atje ku ka pozuar edhe me logon e klubit.
Një numër i madh i gazetarëve dhe fotografëve kanë qenë në këtë moment për të shkëputur pamjet e fundit dhe njëkohësisht për të komunikuar me sulmuesin shqiptar.
Lojtari u shfaq me shallin bardhekaltër dhe më pas ka kryer me sukses edhe vizitat mjekësore.
Sulmuesi i Kosovës merr kështu një mundësi të artë për të lënë gjurmë në elitën e Europë, falë edhe një besimi të madh që i vjen nga Igli Tare.
Klubi italian ka paguar 18 milionë euro për të, te Fenerbahce, plus dy milionë euro të tjera në formë bonusesh. Muriqi do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare ku do të fitojë mbi dy milionë euro në sezon.