Pasi u përfol shumë në lidhje me blerjen e BMW-së superluksoze, ministri i Brendshëm Sandër Lleshi vendosi të reagojë pas një jave në lidhje me çmimin e saj prej 150 mijë euro. Ai ka deklaruar se e ka blerë për një çmim prej 49 mijë euro dhe se makina është në pronësi të shtetit, ndërsa ai lëviz me një mjet të zakonshëm. Lleshi u shpreh i indinjuar me faktin se kjo gjë u bë e madhe në mediat dhe në rrjetet sociale duke aluduar se gjithçka është mashtrim. Mirëpo lajmi ka mbërritur tek të gjithë qytetarët e thjeshtë, të cilët duket se nuk bien pre e mashtrimit dhe lojës kamufluese që po përpiqet të bëjë ministri tashmë i shkarkuar.
Pasi ai ka reaguar me anë të një postimi të gjatë në rrjetet sociale ku ka përdorur edhe fjalë fyese ndaj gazetarëve, si laro apo ordinerë, komentuesit e “kanë kryqëzuar në komente”.