Vijon paturpësisht mashtrimi me fotot e fëmijëve të sëmurë, qytetarja: S’janë shqiptarë, janë turq!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14.09.2020, 16:18

Persona të cilët duan të përfitojnë në masë nga zemërgjerësia e shqiptarëve janë shtuar në masë kohët e fundit. Pak ditë më parë JOQ ALBANIA, publikoi me foto mashtruesin, i cili merrte para nga shqiptarët duke postuar në rrjete sociale fëmijë nga interneti, të cilët ishin të sëmurë.

Një prej shqiptarëve, i cili kishte rënë pre e mashtrimit, më vonë denoncoi rastin. Bëhej fjalë për një person nga Korça, që kishte marrë disa herë para, pikërisht nga fotot e fëmijëve.

Së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA ka mbërritur një tjetër rast denoncimi. Bëhet me dije se një vajzë e vogël, e cila vuante nga një sëmundje ishte përdorur për të mashtruar qytetarët. Një qytetare e kishte postuar vajzën në profilin e vetë për ta ndihmuar por më pas është kontaktuar nga persona të huaj. Qytetarja shton se mashtruesit e atij rasti nuk janë shqiptarë, por turq, të cilët duan të përfitojnë nga bujaria e shqiptarëve. Ajo ka dërguar edhe bisedën ku ka folur me faqen në Instagram që numëron mijëra ndjekësa.

Deri ku do të arrijë babëzia e dhe turpi i këtyre personave?

Mesazhi:

Pershendetje Eshte nje faqe ne instagram Qe ka nxjerre nje vajze te vogel qe gjoja kerkon ndihme dhe e kishin shperndare disa faqe te medha e pash dhe vendosa ta shperndaj dhe une.Ne te thuhet qe keni folur edhe ju per kete vajze te vogel dhe i besova dhe i bera share ne story.Por me pas me ka kontaktuar personi i vertet. Dhe nuk jane as Shqiptare por jan Turk. Nuk me besohet se si nje person mund te perfitoje nga semundja e nje femije te vogel emrin kafshe e ka pak ky duhet te shkoje ne burg per mashtrim.

Vijon

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit