Futbollisti i Shqipërisë Ylber Ramadani është infektuar me koronavirus. Lajmi konfirmohet nga klubi i tij danez Vejle.
Futbollisti kuqezi do të humbasë kështu ndeshjen e parë të kampionatit, pasi do t'i duhet të qëndrojë i izoluar.
Jacob Kreger, drejtues teknik i ekipit, e ka konfirmuar faktin që mesfushori është i infektuar.
Gjendja e tij është e mirë dhe momentalisht është i izoluar.
Ramadani është pjesë e rëndësishme e Vejle, skuadër më të cilin po nis sezonin e katërt në Danimarkë.