Ka startuar sot edicioni 2020-2021 i Premier Leagues. Ndeshja që ngriti siparin e kampionatit anglez, ishte Fulham-Arsenal.
Megjithatë, para kësaj ndeshje ka ndodhur një episod i pakëndshëm. Dy lojtarët e Arsenalit, Dani Ceballos dhe Eddie Nketiah janë përleshur mes mes tyre para fillimit të sfidës.
Ceballos dhe Nketiah u kapën fizikisht dhe vetëm ndërhyrja e bashkëlojtarëve bëri që mos të ndodhë diçka më e madhe.
Pas këtij rasti, trajneri Mikel Arteta pritet të reagojë pasi njihet si trajner që nuk toleron probleme brenda klubit të tij.
Për fatin e mirë të Arsenalit, zënka nuk ndikoi te rezultati, pasi londinezët po fitojnë 0-3...
You don't see this every day 👀
— Football on BT Sport (@btsportfootball) September 12, 2020
Dani Ceballos and Eddie Nketiah got into a heated exchange during a pre-match training routine 👜 pic.twitter.com/u1qMPuZ8Ux