Edinson Cavani ka mbyllur aventurën e tij te PSG-ja dhe do ta vazhdojë karrierën në La Liga. Sulmuesi uruguaian është afër nënshkrimit me klubin e ri si futbollist i lirë.
“Sky Sport” raporton se ish sulmuesi i Paris Saint-Germain është në prag të finalizimit të marrëveshjes me skuadrën e Atletico Madrid.
Klubi nga La Liga raportohet se ka bindur Cavanin që të vazhdojë karrierën në Spanjë edhe pse së fundmi kërkohej nga klube të ndryshme evropiane.
Cavani ishte përmendur edhe si objektiv i Juventusit, por klubi italian tani duket më i vendosur në ndjekje të Luis Suarezit nga Barcelona.