Një episod i rallë ka ndodhur së fundmi në botën e futbollit. Juki Nagasako është futbollistja e parë femër që do luajë në një kampionat për meshkuj në Azi.
Japonezja, e cila u shpall kampione bote me Nadeshikon në 2011-n ka firmosur për Hajabusa Eleven, një klub nga prefektura Kanaga.
Nagasako ka luajtur më parë me ekipe të mëdha si Çelsi apo Volfsburg për femra. Ajo do kthehet në Çikago për sezonin e ri. Në futboll janë dy precedentë të ngjashëm.
19 vjeçarja hollandeze Elen Fokema që do luajë në kategorinë e katërt dhe kanadezja Stefani Labe, luan gjithashtu në futbollin e meshkujve.