Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka rezultuar pozitiv në testin anti-COVID19. Pas një kontrolli rutinë, numri 1 i klubit të kaltër ka zbuluar se është pozitiv me koronavirus.
Për këtë ankthi i ka kapur të gjithë në Serinë A, pasi ditën e djeshme presidenti napolitan ishte i pranishëm në një mbledhje të Ligës.
Mediat italiane shtojnë se De Laurentis nuk është asimptomatik dhe thuhet se së bashku me të pozitiv ka dalë edhe një anëtar i familjes.
Kjo ka ngjallur frikë edhe te presidentët e tjerë të Serisë A, të cilët kanë qenë dje në mbledhjen e Ligës dhe mund të jenë të detyruar të futen në karantinë.