Ardhja e Ronald Koeman në stolin e Barcelonës pritet të sjellë ndryshime të mëdha te kjo skuadër. Trajneri i ri i gjigantit katalan do ta rreshtojë skuadrën në formacionin 4-2-3-1, por me shumë ndryshime në përbërje nga edicioni i kaluar.
Një pikë kyçe e formacionit do jetë edhe Lionel Messi, i cili ka konfirmuar qëndrimin në klub për sezonin e ardhshëm. Ndërkaq, në sulm nuk do të jetë Luis Suarez i cili nuk zë vend në planet e Koemanit.
Trajneri holandez do t’ju japë më tepër hapësirë të rinjve duke përfshirë në formacionin bazë talentin Ansu Fati. Në mesfushë pritet të luajë përforcimi i ri, Miralem Pjanic. Ndërkaq, në rolin e qendërsulmuesit, Koeman preferon francezin Antoine Griezmann.
Ky është formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin e ri, sipas "Marca":