Fundi i sezonit të shkuar nuk ishte aspak normal, por sezoni i ri duket se do i rikthehet gradualisht normalitetit. Pas Francës dhe Gjermanisë, një tjetër shtet ka vendosur të hapë dyert e stadiumeve për tifozët. Fjala është për Skocinë, teksa Federata ka vendosur që dy ndeshjet, Aberdeen-Kilmarnock dhe Ross County-Celtic, do të luhen me tifozë.
Fillimisht do të lejohen vetëm 300 persona të ndjekin dhe bëjnë tifozllëk në dy përballjet e kësaj fundjave. Një shifër e vogël, por gjithsesi skuadrat do të kenë mundësinë të dëgjojnë disa britma dhe kore pas shumë kohësh.
Diçka e tillë mund të shërbejë edhe si një sinjal për të tjera shtete europiane që nuk kanë ndezur ende dritën jeshile për të rikthyer tifozët në stadiume qoftë edhe në numër shumë të reduktuar.