Dyshja shqiptare, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani shkëlqyen këtë sezon te Verona dhe mund të jetë radha e Rei Manajt që të kërkojë të njëjtën gjë.
Së fundmi, nga Italia është raportuar se sulmuesi i Barcelonës është një opsion për sulmin e Veronës.
Rei Manaj nuk ka gjetur mjaftueshëm hapësira në skuadrën B të Barcelonës, edhe pse shpesh pati mundësinë që të stërvitej edhe me ekipin A, me Lionel Mesin dhe të tjerët, por pa patur shansin të luajë përkrah tyre.
Trajneri Juriç, në sezonin e fundit në Serinë A tregoi se me lojtarë të rinj në moshë dhe të perspektivës, mund të bëjë shumë.
Mund të jetë edhe radha e sulmuesit kuqezi që të rigjejë vetën duke u kthyer në Itali pas eksperiencave të mëparshme, mes të tjerave edhe me Interin.