Një episod që ka shkaktuar panik ka ndodhur në stërvitjen e kombëtares së Anglisë, e cila është e grumbulluar në kuadër të kompeticionit Liga e Kombeve.
Dy lojtarë të kombëtares kanë ngatërruar ushtrimin në stërvitje dhe janë përplasur keq me njëri tjetrin.
Bëhet fjalë për Dani Ings dhe Kieran Tripier.
Këta të dy ishin së bashku dhe për një moment ngatërrojnë ushtrimin duke lëvizur në drejtim të kundërt.
Pas kësaj ata janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin dhe kanë mbetur të shtrirë në tokë. Përplasja e tyre ka shkaktuar panik te lojtarët e tjerë.