Kombëtarja e Greqisë po kalon momente të vështira, pasi një lojtar ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Futbollisti i Greqisë, Dimitrios Limnios ka rezultuar pozitiv në testimet e kryera së fundmi për Covid-19.
Kujtojmë që Dimitrios ishte pikërisht lojtari që arriti të shënonte golin e parë në ‘Fadil Vokrri’ në përballjen me Kosovën para dy ditësh ku Kosova u mund 1-2 në ligën e kombeve.
Ky është lojtari i dytë te Greqia që rezulton pozitiv, pas Tsimikas. Si për rastësi, edhe lojtari i Moldavisë që i shënonte Kosovës doli pozitiv pas ndeshjes.