Dy lojtarët e rinj të Kombëtares së Anglisë, Phil Foden dhe Mason Greenwood mund të përballen me masa disiplinore të ashpra, pasi akuzohen se sollën vajza në hotelin e ekipit në Islandë para ndeshjes.
Imazhet të cilët janë publikuar nga "Islanda DV", tregojnë se Foden dhe Greenwood që nuk i përfillin rregullat e grumbullimit.
Veprimi i dyshes bie në kundërshtim me rregullat e sjelljes së Federatës Angleze për lojtarët te cilët ishin në detyrë ndërkombëtare.
Në videon e shkurtër, Foden dhe Greenwood duket se kanë veshur fanellën e re të stërvitjes të Anglisë dhe lojtarët tani do të ndëshkohen.
Video është postuar nga vajzat në rrjetin social Snapchat, por nuk kanë dashur ta komentojnë këtë çështje.
Foden ka një djalë dy vjeç dhe një të dashur për një kohë të gjatë, ndërsa ylli i United Greenwood u nda me të dashurën e tij modele në maj.