Sulmuesi uruguaian Luis Suarez është gjithnjë e më pranë Juventusit. 33-vjeçari ka arritur marrëveshjen me bardhezinjtë dhe pritet transferimi i tij në Torino.
Ai do të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare me gjigantët italianë, dhe do të marrë një pagë prej 10 milionë euro neto në vit.
Misioni i tij tani do të jetë të ndihmojë klubin të fitojë Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 1996.
Por ku do të luajë Suarez dhe a do të jetë zgjedhja e parë e Andrea Pirlos në sulm për edicionin 2020-21?
Më poshtë mund të shihni formacionin e Juventusit se si do të dukej me Luis Suarezin.