Kosova ka pësuar humbjen e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, duke u mposhtur 1-2 nga Greqia në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve.
Golin e vetëm për Kosovën e shënoi Bernard Berisha, i cili ka pasur edhe një mesazh pas golit. Në media u raportua se ai e kishte inatin me trajnerin, por pas ndeshjes, lojtari ka sqaruar vetë edhe reagimin e tij:
Ai u shpreh:
Festimi nuk ishte direkt për trajnerin, dy vite nuk kam luajtur në asnjë ndeshje zyrtare, por sërish them vendos trajneri dhe unë dua të luftoj për vendin tim. Do të jem i gatshëm gjithmonë, nëse trajneri ka menduar se gjesti im ishte për të i them të mos më ftojë në ndeshjet e ardhshme për arsye disiplinore. Por vetëm zemra ime e di sa shumë kam vuajtur në dy vitet e fundit. Ky gol sonte shkon për nënën time e cila feston ditëlindjen dhe ka qenë e sëmurë”.