Tenisti serb, Novak Djokovicështë përjashtuar nga turneu i “Us Open”, pasi në ndeshjen ndaj Karreno Busta, serbi i nevrikosur hedh me forcë një top të tenisit, i cili përplaset në fytyrën gjyqtares së linjës.
Menjëherë pas goditjes së marrë, gjyqtarja menjëherë përplaset në tokë. Sigurisht goditja ndaj gjyqtares nuk ishte e qëllimshme dhe ishte diçka që nuk ishte hasur më parë, por serbi nuk mund t’i shpëtonte dënimit.
Ai është përjashtuar nga turneu i “Us Open” për këtë vit dhe nuk do të jetë pjesë e tij. Tenisti serb i cili shihej si favoriti për ta fituar këtë turne, tashmë nuk do të jetë pjesë e tij.