Futbollisti legjendar i Romës Francesko Toti duket se është përfshirë në një situatë të sikletshme. Në shtëpinë e tij ishte futur një mi, ndërsa ky i fundit është filmuar duke u përpjekur ta largojë atë. Skena u filmua nga e shoqja Ilari Blasi dhe është postuar në Instagram. Ndërkohë edhe pse macja e tij e kap miun duket se ka më shumë për qëllim të luajë me të. Në ‘aksion’ për nxjerrjen e miut jashtë shtëpisë ka marrë pjesë edhe djali Toti-t, i cili është pjesë e ekipit për të rinjtë e Romës.