“Nusja dhe vjehrra”/ Rrëfimi i ngjarjes së familjes Buci

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 06.09.2020, 00:40

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në vitin 2012 kur Eglantina Buci ishte vetëm 23 vjeç. Ajo nisi bashkëjetesën me burrin që donte, por iu ndërpre jeta nga i ati dhe vëllai sepse sipas tyre ajo “i çnderoi shtëpinë". Babai i saj Faik Buci dhe vëllai Shkëlzen Buci, i morën jetën në vitin 2012, teksa kishin tentuar disa herë më parë. Pas arrestimit, i ati i viktimës, ka pranuar gjithçka me gjakftohtësi dhe pa shfaqur asnjë shenjë pendese. “E bëra për nder,”- është mësuar të ketë thënë ai.

Eshtrat e vajzës, pas identifikimit u gjetën në “Malin me Gropa” dhe në lidhje me këtë autori u pyet se pse nuk e denoncoi zhdukjen në polici. “Vajza ishte kthyer në punonjëse rruge”,- mësohet të ketë thënë ai. Shkëlzen Buci, djali i tij kishte tentuar të hiqte qafe Mishel Prelën dhe u vu në pranga në vitin 2017. Pas kësaj mbërriti një informacion në polici, se i riu bashkë me babain kishte hequr qafe të motrën. Kjo ka rihapur dosjen dhe më pas dëshmia e shoferit që shoqëroi Eglantina Bucin dhe vëllain e saj drejt malit të Dajtit, zbardhi ngjarjen e mistershme pas 8 vitesh.

Ndërkohë në një mesazh për JOQ Albania të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me kalvarin e ngjarjeve në familjen Buci. Në mesazh sqarohet "eleminimi" i bashkëshortes së Bashkim Bucit shumë vite më parë. Ata kishin vendosur të shisnin një tokë, por kunati Rufat Buci, i cili kishte 600 m2, donte ta shiste atë përpara dhe donte një pjesë të drejtë toke. Tre ditë para se nusja e vëllait të ndërronte jetë, ishte grindur me të dhe i kunati e kishte kërcënuar se do ta 'hiqte qafe'. Ajo më pas kishte shkuar tek bashkëshorti i saj dhe i kishte treguar gjithçka. Bashkimi kishte emigruar në Itali më 16 janar 2000, ndërsa bashkëshortes së tij i kanë marrë jetën më 27 shkurt 2000. Rufati i kishte thënë se do t'u merrte jetën të gjithëve për arsye se shitën tokën dhe një shumë parash prej 12 mijë euro ai mendonte se i kishte marrë kunata tij.

Mesazhi vijon duke sqaruar se Rufati ia mori jetën asaj në bashkëpunim me motrën dhe nënën, ku kjo e fundit mbajti fajin. Mjeti i "eleminimit" u gjet i fshehur në një mullar bari në Babrru afër motrës së Rufatit. Nëna nuk donte që i biri të përfundonte në burg dhe e mori përsipër fajin e kryer në bashkëpunim. Para se të 'hiqnin qafe' nusen, ata kanë kontrolluar shtëpinë për lekët, në të cilën po flinte motra 14 vjeç e nuses dhe fëmijët 9 dhe 10 vjeç, vjehrri i verbër dhe vjehrra.

Mesazhi:

JOQ mirmbrema! Po ju jap informazione te sakta per nusen e Bashkim Bucit. Atehere, ajo me burrin po shitshin nje tok dhe kunati Rufat Buci kishte 600 metra tok per te shitur por ai donte te shiste token e tij perpara dhe donte nje pjes te drejt toke. Token i than keta qe do ta shesim dhe ty. Ai 3 dit para se te nderronte jete nusja e vellait ishte grindur me kete te fundit dhe i thot qe do te heq qafe, ajo iku tek shkolla e bashkuar ku fliste gjithmon me bashkshortin dhe ia thot te gjitha. Bashkimi kishte iku per Itali me 16 Janar 2000. Dhe ngjarja ka ndodhur me 27 shkurt 2000. Rufati i kishe then asaj se do ti zhdukte te gjithe. Arsyja ishte toka qe shiten dhe leket 12mij € mendonte Rufeti qe i kishte marr kunata! Por ajo nuk i kishte marr priste burrin qe tu merte me pazarin e tokes. E hoqi qafe bashkepunim me motren dhe me nenen qe mbajti faj! Arma u gjet tek mbullari i barit ne babrru siper tek shtepija e motres se Rufatit. Nuk donte nena e tij te fuste djalin ne burg dhe mori persiper ngjarjen. Ishte nje bashkpunim djal, vajz dhe plaka se shtepin ku u vra nusja e kishin kontrolluar per leket aty po flinte motra e nuses 14 vjece dhe dy femijet 9 10 vjec vjerri i verber, dhe vjerra kjo esht e verteta e asaj gruaje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit