Lionel Messi ka marrë pasditen e djeshme edhe një herë vëmendjen e gjithë botës, kur njoftoi se do të qëndronte te Barcelona, së paku edhe për një sezon tjetër.
Tifozët do e kenë gjashtë herë fituesin e "Topit të Artë" në ekipin e tyre. Madje te Barcelona po krijojnë një ekip më të freskët dhe më të fortë.
"Post United" parashikon edhe nënshkrimin e Memphis Depay nga Barcelona. Raportohet se katalanët do t’i paguajnë deri në 25 milionë euro Lyonit për shërbimet e holandezit.
Depay është lojtar i njohur për trajnerin e ri të Barcelonës, Ronald Koeman, të cilin e ka stërvitur te Kombëtarja e Holandës. Kështu, transferimi i tij në ‘Camp Nou’, është dëshirë e trajnerit Koeman, që duket i vendosur të nisë një revolucion te Barcelona.