Luis Suarez ka arritur marrëveshje me Juventusin në vlerë prej 10 milionë euro në sezon. Të paktën kështu raporton sot prestigjozja spanjolle, "Marca".
Ashtu si Arturo Vidal që po shkon drejt Interit, Suarezit i është thënë nga drejtuesit që të gjejë një klub të ri pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Koeman.
Kështu, uruguaiani është detyruar të stërvitet veçmas nga pjesa tjetër e ekipit dhe të mendojë për ndryshimin e destinacionit.
Sipas gazetës spanjolle Marca, e ardhmja e Suarez është vulosur tashmë, duke rënë dakord me Juventusin për një kontratë dy vjeçare, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon.
Është vendosur që ajo të jetë në vlerë prej 10 milionë euro, që është diçka më pak se ajo që fiton momentalisht te Barcelona. Nga Barcelona tashmë është larguar Ivan Rakitic, që i është bashkuar Sevillas, ndërsa pranë divorcit janë Vidal dhe Suarez.