Kombëtarja Shpresa ka marrë sot një fitore rekord në transfertë me Austrinë, teksa kanë triumfuar me rezultatin 5-1.
Golat e Kallakut, Tucit, Muçit (2) dhe A.Selmanit vulosën fitoren e vlefshme për Euro 2020.
Një fitore mëse e merituar për kuqezinjtë, që gjatë gjithë kohës luajtën me një përqendrim maksimal dhe me një frymë skuadre për t’u admiruar. Aktualisht kuqezinjtë renditet të tretët në Grupin 3.