Messi e pohon me gojën e tij: Do qëndroj te Barcelona, familja qau kur iu thashë vendimin

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04.09.2020, 18:35

Nuk ka më asnjë dyshim: Messi qëndron te Barcelona edhe sezonin tjetër. Këtë e ka konfirmuar vetë lojtari në një intervistë të dhënë për “Goal”, duke treguar hapur edhe arsyet që e shtynë drejt këtij vendimi.

Messi kishte paraqitur dëshirën për t'u larguar nga Barcelona pas 17 vitesh, por nuk ka ndodhur kështu.

Leo ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm. Në këtë mënyrë marrin fund të gjitha dilemat që e shikonin sulmuesin larg katalanasve, teksa në gjurmët e tij ishin vendosur disa ekipe.

Ai u shpreh:

Humbja ndaj Bayernit ishte shumë e rëndë dhe dha një imazh kaq të keq për Barcelonën.U ndjeva keq, nuk kisha dëshirë për asgjë, dëshiroja të kalonte kohë që më pas të flisja për gjithçka. I thashë klubit, sidomos presidentit, që dëshiroja të largohesha. Kam gjithë vitin që ua them. Mendoja se ishte momenti për të hedhur një hap. Mendoja se klubi ka nevojë për njerëz më të rinj, njerëz të rinj në përgjithësi dhe se kishte mbaruar etapa ime të Barcelona. Një vendim me shumë keqardhje, pasi kam thënë gjithmonë që dëshiroja të përfundoja karrierën këtu. Ishte një vit i vështirë dhe erdhi një moment që vendosa të kërkoj objektiva të rinj, ajër tjetër. Nuk ishte për shkak të rezultatit në Champions ndaj Bajernit, kisha kohë që e kisha menduar këtë vendim. Ia thashë presidentit dhe ai gjithmonë më kishte thënë që në fund të sezonit mund të vendosja nëse dëshiroja të rrija apo largohesha. Në fund, nuk e mbajti fjalën.
I kam ndjerë shumë gjëra që janë thënë ndaj meje. Kam pasur mundësi të largohem nga Barcelona shumë here. Çdo vit mund të largohesha nga Barcelona e të fitoja më shumë para se te Barcelona. Thjesht tani ndjeja se kisha nevojë për një ndryshim. Më kushtoi shumë të thëm se dua të largohem. Nuk vjen nga rezultati i Bajernit, vjen nga shumë gjëra. Gjithmonë kam thënë që dëshiroja ta mbyllja këtu dhe dëshiroja një projekt fitues dhe të fitoja titullin për të rritur legjendën e Barcelonës. E vërteta është se ka kohë që nuk ka një projekt, nuk ka asgjë e thjesht kalojnë kohën duke riparuar dëmet që kanë bërë. Kur ua thashë vendimin familjes time ishte e tmerrshme. E gjithë familaj duke qarë, fëmijët nuk duan të largohen nga Barcelona, nuk duan të ndryshojnë shkollë.
Unë vendosa se dëshiroja të jem konkurrues për tituj e për Champions, të paktën të konkurroj e të mos ndodhë më ajo e Romës, Liverpulit apo e Lisbonës. Isha i sigurt se isha lojtar i lirë, pasi presidenti kishte thënë që në fund të sezonit mund të vendosja, ndërsa tani thonë se duhej ta kisha thënë para 10 qershorit, kur atëherë po luftonim për kampionatin dhe ishim në mes të këtij virusi m…. kësaj sëmundje që ndyshoi çdo datë. Kjo është arsyeja pse do të vazhdoj në klub. Tani do të qëndroj pasi presidenti më tha që mënyra e vetme për t’u larguar është duke paguar klauzolën 700 milionë euro, që është e pamundur, përndryshe do të shkonim në gjyq. Nuk do të shkoj asnjëherë në gjyq kundër Barcelonës, pasi është klubi që dua, që më ka dhënë gjithçka që kam arritur, është klubi i jetës time. Barça më dha gjithçka dhe unë i dhashë gjithçka, nuk më ka shkuar asnjëherë në mendje që ta hedh në gjyq”.

Në ndjekje të Messit ishin vendosur shumë ekipe të mëdha euripiane si Manchester City, Interi, Juventusi, PSG dhe ekipe të tjera, por tashmë argjentinasi e ka marrë vendimin e tij.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit