Seria A duket se është "toka e premtuar" për futbollistët e kombëtares shqiptare.
I radhës që transferohet në elitën e futbollit italian është Ardian Ismajli, i cili ka arritur marrëveshjen me klubin e sapongjitur në Serinë A, Specia.
Lajmin e bën të ditur menaxheri i lojtarit, Erkan Sulejmani.
Ai tha:
Mësohet se në total transferimi i Ismajlit ka shkuar rreth 7 milionë euro. Plot 3 milionë euro do të arkëtojë Hajduk Spliti nga shitja e futbollistit të Shqipërisë, ndërsa vetë Ismajli ka firmosur për 4 vite.
Në total ai do të përfitojë në këto katër sezone si pjesë e Specias 4.2 milionë euro. Pra, në një sezon kosovari merr diçka më shumë se 1 milionë euro.