U luajtën sot ndeshjet e para të Ligës së Kombeve. Në Grupin e 3-të të Ligës C, Kosova nuk ka arritur më shumë sesa një barazim 1-1 kundër Moldavisë.
Kombëtarja Dardane luajti në ‘Ennio Tardini’ të Italisë, kundër një kundërshtari të cilin e dominoi, por për fatin e keq, nuk e mundi dot.
Dardanët krijuan raste deri në fund, por me këto dy gola u vendos fati i këtij takimi. Kosova dhe Moldavia tashmë numërojnë nga një pikë të dyja, në grupin e tyre.
Ndërkaq, në takimet e tjera, Gjermania nuk rezistoi dot deri në fundin e ndeshjes dhe u barazua në minutat shtesë nga Spanja. Sfida u mbyll në barazim 1-1.
Këto janë rezultatet e ndeshjeve të sotme: