Cristiano Ronaldo ka pësuar një dëmtim dhe mund të humbasë ndeshjen e Portugalisë kundër Kroacisë në Ligën e Kombeve.
Lajmin e ka konfirmuar vetë Portugalia, e cila ka njoftuar se Ronaldo është në dyshim përpara ndeshjes së rëndësishme.
35-vjeçari nuk mori pjesë në stërvitje paraditen e sotme, për shkak të një infeksioni në një gisht.
Ky është një dëmtimi përsëritur për të, pasi të njëjtin e pësoi edhe në fillim të sezonit 2018/2019 me Juventusin.