Leo Messi nuk është parë në publik që në momentin kur ai i komunikoi Barcelonës vendimin e tij për të lënë klubin këtë verë.
Futbollisti kalon shumicën e kohës në shtëpi, duke pritur të zgjidhë të ardhmen e tij.
Mediat spanjolle kanë mundur të kapin argjentinasin dhe të zbulojnëçfarë po bën gjatë kësaj periudhe.
Argjentinasi e kaloi mëngjesin duke luajtur tenis me Luis Suárez dhe me Pepe Costa, një punonjës i klubit dhe personi më i besuar i tij.
Pas përfundimit të tenisit, Messi ka pritur ardhjen e babait të tij, me të cilin duhet të vendosë të ardhmen, pas takimit të djeshëm me FC Barcelona.