Tre yjet e PSG-së, Angel Di Maria, Leandro Paredes dhe Neymar Junior janë konfirmuar me COVID-19.
Ditën e djeshme u raportua për rastet te ekipi francez, ndërsa sot janë publikuar edhe emrat e tyre.
Tre futbollistët ishin me pushime në vendin e njëjtë.
Treshja kaloi pushimet në Ibiza të Spanjës pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich.
Di Maria, Paredes dhe Neymar do ta humbin kështu ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligue 1 kundër Lens më 10 shtator, pasi kanë filluar karantinimin.
Gjendja e tyre fatmirësisht është shumë e mirë.