Bankat në Shqipëri lënë shumë për të dëshiruar, pasi reklamat i kanë të bukura, por cilësinë e shërbimit copë-copë. Një nga bankat që qytetarët denoncojnë shumë shpesh është BKT.
Jo pak herë BKT bëhet objekt lajmesh sa i përket cilësisë së shërbimeve ndaj klientëve të saj, që nga radhët dhe pritjet e gjata nëpër sportele, e deri te shërbimi elektronik. I tillë është një rast i mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku një vajzë shkruan se ka shkuar për të tërhequr paratë në një ATM të BKT-së, por ai nuk ka qenë funksional.
Më e çuditshmja nga denoncimi i vajzës është se ATM e ka nxjerrë faturën e mbajtjes së lekëve nga llogaria, por nuk i ka nxjerrë asnjë lek.
Pasi ka telefonuar shërbimin e klientit, përgjigja ka qenë se lekët do të numërohen fizikisht dhe do të telefonohet në një moment të dytë. Një shërbim skandaloz në fakt, pasi njerëzve mund t'ju duhen paratë me urgjencë dhe nuk kanë kohë të sorollaten lart e poshtë nëpër ATM.
Mesazhi: